Pas dorëheqjes, Haradinaj i ‘dorëzon’ postin vëllait të tij? Nënkryetari i AAK-së jep përgjigje të prerë

Publikuar tek: politike, më 10:07 14-01-2020 Pas dorëheqjes, Haradinaj i ‘dorëzon’ postin vëllait të tij? Nënkryetari i AAK-së jep përgjigje të prerë

Nënkryetari i AAK-së dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Daut Haradinaj reagon pas aludimeve se do të kandidojë për kryetar partie pasi vëllai i tij Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të AAK-së.

 Daut Haradinaj ka hedhur poshtë mundësinë për të garuar si kryetar i AAK-së ndërsa thotë se është i komod në detyrat që ka pasur deri më tani.

“Jam komod me detyrat që kam pas deri tash dhe mandatin që kam marrë nga qytetarët. E vetmja përgjegjësi që do ta kem në AAK do të jetë ai e kryetarit të degës në Deçan, nëse do të më besohet”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk do të jem anëtarë i kryesisë, nuk do të garoj për Këshillin e Përgjithshëm, por vetëm për degën. Do të përkrah strukturat e reja dhe ky është qëllimi pse kemi zgjedhje të brendshme”, ka thënë më tej nënkryetari i AAK-së.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, në fund të mbledhjes së qeverisë ku bëri të ditur se ky vendim është i parevokueshëm. Lidhur me arsyet e këtij vendimi Haradinaj tha se ka marrë thirrje për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035473108291626
array(1) { ["section"]=> string(107) "pas-doreheqjes-haradinaj-i-dorezon-postin-vellait-te-tij-nenkryetari-i-aak-se-jep-pergjigje-te-prere-192000" }