Pas dorëheqjes së Didit, Spaho: Të japë dorëheqjen Saimir Tahiri

Publikuar tek: politike, më 12:03 31-03-2015 Pas dorëheqjes së Didit, Spaho: Të japë dorëheqjen Saimir Tahiri Edmond Spaho

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas deputetit Edmond Spaho, fshehja e kërkesës së interpolit për Mark Frrokun nuk mund të bëhej pa urdhrin e Tahirit dhe Ramës.

“Fshehja e kërkesës së Interpol nuk mund të bëhej pa urdhrin e Tahirit dhe Ramës. Ata janë përgjegjësit e vërtetë. Ky skandal I padëgjuar më parë ka dëmtuar policinë demokracinë dhe shtetin.I pari që duhet të japë dorëheqje sot është Saimir Tahiri.”, deklaroi Spaho nga PD-ja.

Sot u dorëhoq drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi, i cili e arsyetoi dorëheqjen me kompetencën e pamjaftueshme për të ndërhyrë në shkeljen e ligjit nga ish-drejtori I Interpol Tirana Artan Bajraktarit dhe specialistet Loreta Alla. Të dy u shkarkuan për fshehje të kërkesës së Interpolit belg për shpalljen në kërkim të Mark Frrokut për vrasje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025964975357056
array(1) { ["section"]=> string(67) "pas-doreheqjes-se-didit-spaho-te-jape-doreheqjen-saimir-tahiri-7425" }