Pas Dvoranit, Soreca takon kreun e KLP: Të krijohet SPAK sa më shpejt të jetë e mundur

Publikuar tek: aktualitet, më 13:24 25-06-2019 Pas Dvoranit, Soreca takon kreun e KLP: Të krijohet SPAK sa më shpejt të jetë e mundur

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimin.

Gjatë këtij takimi, mësohet se Soreca dhe Ibrahimi kanë biseduar për krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), për të cilën ambasadori thotë se duhet të krijohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kryetari HPC # GentIbrahimi më përditësoi mua sot me fazat përfundimtare të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për # SPAK në kontekstin e Reformës në Drejtësi. Është shumë e rëndësishme që SPAK të jetë funksional sa më shpejt të jetë e mundur, për të rritur më tej aftësinë dhe për të luftuar # korrupsionin dhe krimin e organizuar’, shkruan Soreca në Tëitter.

Ndërkohë ditën e djeshme ambasadori i BE takoi kreun e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë Ardian Dvoranin për krijimin e Gjykatës Kushtetuese.

fhgchjk.png

vgmhj.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033415079116821
array(1) { ["section"]=> string(91) "pas-dvoranit-soreca-takon-kreun-e-klp-te-krijohet-spak-sa-me-shpejt-te-jete-e-mundur-169685" }