Pas dy muajsh, studenti gjendet i pajetë brenda universitetit

Publikuar tek: bota, më 13:48 26-09-2019 Pas dy muajsh, studenti gjendet i pajetë brenda universitetit

Një student është gjetur i vdekur brenda universitetit ‘Canterbury’ në Zelandën e Re.

Studenti ka humbur jetën dy muaj më parë, shkruan BBC.  Kanë qenë banorët ata që njoftuan policinë, pas erës së rëndë që vinte nga korridori i universitetit. Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende, ndërkohë Policia e Zelandës së Re ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së studentit.

Viktima nuk është identifikuar ende, kjo për shkak edhe të kohës së gjatë prej dy muajsh para se të gjendej trupi.

Sakaq, universiteti i ‘Canterbury’ ka shprehur keqardhjen për humbjen e jetës së studentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011446952819824
array(1) { ["section"]=> string(67) "pas-dy-muajsh-studenti-gjendet-i-pajete-brenda-universitetit-179875" }