Pas fitores me Lihteshtejnin, ja çfarë janë duke bërë futbollistët e kombëtares (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:28 02-09-2017 Pas fitores me Lihteshtejnin, ja çfarë janë duke bërë futbollistët e kombëtares (FOTO)

Fitorja e sotme e kombetares kuq e zi përballë Lihteshtejnit edhe pse një kundërshtar modest, ka sjellë gëzim tek futbollistët duke shërbyer si një motivues mjaft i mirë përballë një ndeshje të rëndësishme siç është ajo me Maqedoninë.

Duke patur parasysh ndeshjen e rëndësishme që i pret përpara, në mbrëmje futbollistët "kuq e zi" nuk kanë zgjedhur të relaksohen totalisht, por të studiojnë kundërshtarët.

Në një foto, disa futbollist të përfaqsueses "kuq e zi" shfaqen, duke parë një ndeshje, por dallohet qartë se cilin takim ata kanë preferuar të ndjekin, Maqedoninë, e cila po fiton përballë Izraelit, apo përballjen e "titanëve" në “Santiago Bernabeu” mes Spanjës dhe Italisë.

Ndërkohë tekniku i kombëtares Panuçi e deklaroi hapur se pas ndeshjes do të ndiqte nga televizori përballjen mes Izraelit dhe Maqedonisë që janë dhe dy rivalët e Shqipërisë për vendin e tretë në grup. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03265118598938
array(1) { ["section"]=> string(89) "pas-fitores-me-lihteshtejnin-ja-cfare-jane-duke-bere-futbollistet-e-kombetares-foto-90968" }