Pas fjalimit gozhdues në Kuvend Niko Peleshi takon Gertën mirditore dhe jep një mesazh

Publikuar tek: aktualitet, më 18:48 30-09-2017 Pas fjalimit gozhdues në Kuvend Niko Peleshi takon Gertën mirditore dhe jep një mesazh

Fjalimi i Gerta Lokut në foltoren e parlamentit ditën e sotme tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit publik shqiptar.

Një nga ata që u prek nga ky fjalim ishte dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Pas fjalës së Gertës në parlament, ajo është takuar me ministrin Peleshi, këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ministri Peleshi në rrejtet sociale, ku ka shpërndarë një foto me të.

“Kjo është Rigerta që pasi përfundoi studimet në Sapinza, u kthye në fshatin e vet në Mirditë dhe ngriti një fermë dhish. Fjala e saj sot në Parlamentin rural i emocionoi dhe i futi në mendime të gjithë”, shkruan ndër të tjera Niko Peleshi.

Më poshtë postimi i plotë i ministrit të Bujqësisë:

Kjo eshte Rigerta qe pasi perfundoi studimet ne Sapinza, u kthye ne fshatin e vet ne Mirditë dhe ngriti nje fermë dhish. Fjala e saj sot ne Parlamentin rural i emocionoi dhe i futi ne mendime te gjithe.

U be njecerek shekulli qe fshati eshte jashte vemendjes e megjithate na jep 20% te Produktit te Brendshem Bruto. I paorientuar, i pakeshilluar, i pembytur fermeri shqiptar ka mbijetuar. Sot u ul ne karriget e parlamentit dhe kerkoi te degjohet.

Nuk ka simbolike me te gjetur se kjo per nevojen e koalicionit me njerezit e zakonshem ne vend te koalicionit mes partive.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Shijak, makina del nga rruga përplaset me karrotrecin, vdes shoferi i BMW-së (EMRI)
Vjen lajmi i shumëpritur për shqiptarët që kanë punuar në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.011242866516113
array(1) { ["section"]=> string(92) "pas-fjalimit-gozhdues-ne-kuvend-niko-peleshi-takon-gerten-mirditore-dhe-jep-nje-mesazh-94283" }