PAS FOTOS: Ja çfarë mund të bëjmë realisht për mjeshtrin Robert Ndrenika

Publikuar tek: aktualitet, më 08:07 02-02-2017 PAS FOTOS: Ja çfarë mund të bëjmë realisht për mjeshtrin Robert Ndrenika

Aktori i madh Robert Ndrenika që disa ditë më parë festoi 75 vjetorin e lindjes kaloi një gjendje gripale dhe për shkak të gjendjes së tij është shtyrë edhe shfaqja “Mendohu Xhakomino”, gjë për të cilën edhe Teatri ka kërkuar ndjesë. Ditën e djeshme ndërkaq, një foto e hershme e mjeshtrit bëri xhiron e rrjeteve sociale duke ngjallur një reagim si rrallëherë.

Por krahas sensibilizimit, ajo që do e gëzonte pafundësisht aktorin, do ishte salla plot në teatrin e Metropolit në datën 8 shkurt kur është edhe premiera.

Gjendja shëndetësore e Robert Ndrenikës dhe Arben Derhemit ka bërë që shfaqja “Mendohu Xhakomino” me regji të Milto Kutalit dhe pjesëmarrje të veçantë të Robert Ndrenikës të shtyhet. Teatri i ka kërkuar ndjesë gjithë publikut që ka prenotuar bileta dhe i premtoi se do të respektohen të gjithë.

“Ne jemi të gjithë shumë të angazhuar dhe shumë të investuar në këtë projekt. Kemi treguar që nga fillimi i vitit 2016, se edhe në projekte të tjera të ngjashme si me “Tre dhëndurët” ku interpretoj znj. Hajrie Rondo se, investimi ynë kryesor është te njeriu, është te figurat të cilat kanë dhënë një kontribut shumë të gjatë në teatër dhe kinematografinë tonë, po aq edhe në talentet e reja. Unë besoj se zoti Ndrenika apo kushdo tjetër e meriton dy apo tre ditë mirëkuptimin si nga publiku, ashtu dhe nga institucioni, që të jetë në formën e vet më të mirë, për punën e mirë që ka bërë. Unë si përfaqësuese kryesore e institucionit, do t’iu kërkoj mirëkuptim të gjithë atyre që kanë prerë biletat, se ne do t’i respektojmë të gjitha prenotimet që janë bërë dhe ato të spostohen në javën në vijim”, u shpreh Jonida Beqo, drejtoresha e Teatrit Metropol.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarmi për tre kompozitorët e mëdhenj të shkarkuar në RTSH: Si qendron e vërteta për Saraçin, Zhulalin e Kaçinarin
“Mesjava” arreston dy trafikantët e drogës: 20 kile “mall” brenda makinës “Benz” (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011014938354492
array(1) { ["section"]=> string(77) "pas-fotos-ja-cfare-mund-te-bejme-realisht-per-mjeshtrin-robert-ndrenika-67438" }