Pas FRAN FRROKAJT, pritet ARRESTIMI i një kryebashkiaku të PS

Publikuar tek: aktualitet, më 16:16 17-03-2018 Pas FRAN FRROKAJT, pritet ARRESTIMI i një kryebashkiaku të PS Prokuroria

Një nga kryebashkiakët socialistë në jug të vendit rrezikon të prangoset pas akuzave të ngritura nga prokuroria për tjetërsimin e pronave në mënyrë të paligjshme.

Sipas Cnn.al që i referohet burimeve nga Prokuroria, kjo e fundit, se nuk do të mjaftohet vetëm me ndalimin e Fran Frrokajt në Lezhë, por do të ecet edhe me bashki, në krye të të cilave qëndrojnë kryebashkiakë socialistë në detyrë apo të liruar, të cilët kanë ose jo aktivitet të mëtejshëm politik.

Po nga i njëjti burim theksohet se një nga kryebashkiakët e jugut të vendit rrezikon të prangoset pas hetimeve të kryera nga institucioni i prokurorisë dhe së shpejti do të ketë rezultate, kjo dhe në kuadër të një operacioni që pritet orët në vijim, ku rreth 50 zyrtarë të lartë të administratës nga bashkia e Durrësit deri në Sarandë pritet të ndalohen nga policia dhe prokuroria për shkak të abuzimit që kanë bërë me tjetërsimin e pronave në bregdet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Shkundet’ vendi, priten FLETË-ARRESTE edhe për 50 ZYRTARË TË LARTË (Nga Durrësi në Sarandë)
Arrestimi i Fran Frrokajt, funksionari i LSI i del në mbrojtje »
Article Logic
Execution time: 0.01314115524292
array(1) { ["section"]=> string(67) "pas-fran-frrokajt-pritet-arrestimi-i-nje-kryebashkiaku-te-ps-113599" }