Pas ftesës për Bashën dhe aleatët, Rama largohet nga Shqipëria (Foto)

Publikuar tek: politike, më 20:21 18-09-2019 Pas ftesës për Bashën dhe aleatët, Rama largohet nga Shqipëria (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Barit në Itali.

Vetëm pak orë pasi ftoi publikisht në dialog Lulzim Bashën dhe aleatët opozitarë, ftesë që iu refuzua, Rama ka lënë Shqipërinë dhe është nisur me avion drejt Barit.

Kryeministri shqiptar është pritur në aeroportin e Barit nga Presidenti i Rajonit të Pulias Michele Emiliano si dhe nga përfaqësues të këtij aeroporti.

Rama do të marrë pjesë ditën e nesërme në forumin “Ekonomia Blu në Mesdhe, dhe Mundësia për Bashkëpunim” të organizuar nga Rajoni i Pulias. /Newsbomb.al

cfgrerh4h.jpg

Edi Rama në aeroportin e Barit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031413078308105
array(1) { ["section"]=> string(73) "pas-fteses-per-bashen-dhe-aleatet-rama-largohet-nga-shqiperia-foto-178934" }