Pas gjestit të veçantë, Rama falenderon publikisht shkrimtarin: Të falem nderit Zija Çela! Gjurma jote prej misionari e fisniku më dha motiv të...

Publikuar tek: politike, më 15:31 29-03-2020 Pas gjestit të veçantë, Rama falenderon publikisht shkrimtarin: Të falem nderit Zija Çela! Gjurma jote prej misionari e fisniku më dha motiv të... Luan Rama

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka falënderuar publikisht shkrimtarin shqiptar Zija Çela për të cilin thekson se ka bërë një gjest të veçantë, ndërsa i ka shpërndarë në faqen e tij të ‘Facebook’ një shkrim.

 

Ndërkaq Rama thekson se gjurma e tij prej misionari i ka dhënë motiv që të shkruajë për një temë pa politikë.

“Angazhimi im i gjatë në politikë, ka bërë që pjesa më e madhe e lexuesve dhe më gjerë e qytetarëve, të më njohin, të më identifikojnë, të më duan a edhe të më shohin me antipati, prej rolit tim në politikë.

Vepra e Zija Çelës dhe gjurma e tij prej misionari e fisniku në prozën dhe letërsinë shqipe, në momentet kur ajo nuk e dinte ku e çfarë është, më dhanë motiv të shkruaj për një temë pa politikë, edhe pse shumë politike në kuptimin e rolit të shkrimtarit në letërsi e më shumë se aq, edhe në jetën e qytetarëve e të vendit. Pra, Zija Çela më dha mundësinë të ve veten në provë e të dëshmoj nëse di ende të shkruaj edhe për letërsinë, për femomene e dukuri të saj, për shkrimtarët dhe veçori të veprës së tyre”, shkruan Rama në postimin e tij dedikuar shkrimtarit Zija Çela.

Postimi i Luan Ramës:

Të falem nderit Zija Çela!

Shkrimtari Zija Çela më ka nderuar me një gjest të veçantë. Ai ka publikuar në faqen e tij në fb një shkrimin tim të botuar në gazetën “Panorama” më 25 mars 2020, në të cilin, unë shprehja disa vlerësime dhe gjykime të miat, mbi rolin misionar të shkrimtarit në raport me fatet dhe sfidat e letërsisë, në periudha të ndryshme të historisë së saj.

Dhe kjo padyshim është një arsye e rëndësishme për mua, për ta falenderuar Zija Çelën.

Sepse faqja e tij nuk është një faqe e çfarëdoshme në fb.
Ajo është faqja e një shkrimtari me emrin që ia jep jo thjeshtë fakti që është shkrimtar, por vepra dhe ndihmesa e tij e veçantë si vlerë identitare në prozën, e veçmas, në romanin shqiptar, prej viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar e tëhu.

Në faqen e vet në fb Zija Çela publikon më së shumti pjesë nga krijimtaria e tij. Në një farë kuptimi, ai “boton” aty letërsinë që shkruan.
Por “boton” edhe komente dhe opinione të ndryshme, konsiderata dhe gjykime që edhe pse nuk janë letërsi, janë pjesëza shpirti prej shpirtit të tij, janë emocion e përjetim, e si të tilla mbartin një vlerë gjithaq të çmuar.

Dhe kjo padyshim është një arsye e rëndësishme për mua, për ta falenderuar Zija Çelën.

Sepse ai ka zgjedhur që të “botojë” edhe shkrimin tim në “gazetën” e vet.
Por, duhet ta dini që Zijai nuk është kryeredaktor që boton lehtë e pa i plotësuar kërkesat e shijes prej shkrimtari të rendit të parë.
Ndaj, padyshim pëlqimi i tij është për mua një nder i veçantë.

Angazhimi im i gjatë në politikë, ka bërë që pjesa më e madhe e lexuesve dhe më gjerë e qytetarëve, të më njohin, të më identifikojnë, të më duan a edhe të më shohin me antipati, prej rolit tim në politikë.

Vepra e Zija Çelës dhe gjurma e tij prej misionari e fisniku në prozën dhe letërsinë shqipe, në momentet kur ajo nuk e dinte ku e çfarë është, më dhanë motiv të shkruaj për një temë pa politikë, edhe pse shumë politike në kuptimin e rolit të shkrimtarit në letërsi e më shumë se aq, edhe në jetën e qytetarëve e të vendit. Pra, Zija Çela më dha mundësinë të ve veten në provë e të dëshmoj nëse di ende të shkruaj edhe për letërsinë, për femomene e dukuri të saj, për shkrimtarët dhe veçori të veprës së tyre.

Dhe kjo padyshim është një arsye e rëndësishme për mua, për ta falenderuar Zija Çelën.

Sepse fakti që “kryeredaktori” ma “botoi” shkrimin, më jep kënaqësinë që të paktën të besoj se nuk e kam harruar zanatin e parë. Besoj se është një provë e kaluar.
E ku tjetër mund ta verë njeriu veten në provë, më mirë se të shkruaj për shkrimtarin që do?...

Marksistët thonë se si të jetë objekti, është metoda dhe shkenca.
Hegeli mendonte ndryshe: dija e krijon vetë objektin.
Ne rastin tim, Zijai më uli te shkruaj, nuk e kërkova unë.

Mua më mbetet vetëm të them:
Të falem nderit Zija Çela!

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0061640739440918
array(1) { ["section"]=> string(147) "pas-gjestit-te-vecante-rama-falenderon-publikisht-shkrimtarin-te-falem-nderit-zija-cela-gjurma-jote-prej-misionari-e-fisniku-me-dha-motiv-te-200544" }