Pas grabitjes, Kim Kardashian rikthehet në Nju Jork me eskortë presidenciale (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:50 03-10-2016

Kim Kardashian është rikthyer në Nju Jork me familjen e saj pas grabitjes që iu bë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Paris të Francës.

Kim shoqërohej nga burri i saj, Kanye West, ndërsa mamaja Kris Jenner, hyri e para në banesë.

Mediat amerikane e kanë krahasuar sigurinë e Kim-it në Nju Jork të ngjashëm me atë të presidentit të SHBA-së. 10 makina dhe 20 truproja kanë shoqëruar dhe kanë rrethuar të gjithë zonën ku do të kalonte Kim. Pas tyre ka mbërritur edhe policia e Nju Jorkut për të marrë ndoshta dëshminë e personazhit të njohur të showbiz-it.

10 milion euro bizhuteri iu vodhën Kim Kardashian nga katër persona të armatosur, të cilët hynë në rezidencën ku ajo po qëndronte në Paris.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033282041549683
array(1) { ["section"]=> string(87) "pas-grabitjes-kim-kardashian-rikthehet-ne-nju-jork-me-eskorte-presidenciale-video-54962" }