Pas grabitjes në Rinas i akuzoi si të dështuar, Rama bën kinezët të thonë: Të duam Shqipëri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:44 11-04-2019 Pas grabitjes në Rinas i akuzoi si të dështuar, Rama bën kinezët të thonë: Të duam Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik të Kroacisë, ku po merr pjesë në Samitin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, në të cilin vërehet dhe prezenca e Republikës së Kinës.

 

Rreth një orë më parë, Rama ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video ku shfaqet me pjesëmarrësit kinezë. Ata duken shumë të gëzuar dhe ndërkohë që kryeministri ndodhet në mesin e tyre, të gjithë së bashku shqiptojnë ‘Ne të duam Shqipëri’.

Kina njihet si një shtet që kërkon investime të reja në Ballkanin Perëndimor duke filluar që nga aeroportet dhe energjitë e reja të rinovueshme.

Kujtojmë se kryeministri Rama vetëm një ditë më parë pas vjedhjes spektakolare të 10 milionë eurove në Rinas, akuzoi koncesionarët kinezë të aeroportit 'Nënë Tereza', që kishin dështuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066299438476562
array(1) { ["section"]=> string(96) "pas-grabitjes-ne-rinas-i-akuzoi-si-te-deshtuar-rama-ben-kinezet-te-thone-te-duam-shqiperi-160079" }