Pas HEC-it të Banjës, "Statkraft" investon 150 milion euro në Moglicë dhe punëson mbi 1000 persona

Publikuar tek: ekonomi, më 22:12 01-02-2017 Pas HEC-it të Banjës,

Mbas përfundimit të HEC-it të Banjës me të njëjtin intensitet po ecen edhe ndërtimi i HEC Moglicë si pjesë të Projektit Devoll Hydropower, një investim i huaj i suksesshëm që jo vetëm shton me 17% kapacitetin energjetik të vendit por është një ndihmë e drejpërdrejtë në punësimin e komunitetit dhe përmirësimin e infrastrukturës në zonen e Gramshit dhe të Maliqit.

Lartësia e Digës së Moglicës do të jetë 150 m dhe është një nga digat më të larta të llojit të saj në botë. Ajo do të lidhet me Centralin e Prodhimit nëpërmjet një tuneli 11 km të gjatë, kapaciteti i instaluar do të jetë 183 MË dhe prodhimi mesatar 450 GWh.

Zv.kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Energjisë e Industrisë, Damian Gjiknuri, ishin sot në Moglicë ku inspektuan punimet për ndërtimin e hidrocentralit.

EWF.jpg

Peleshi e vlerëson kompaninë norvegjeze "Statkraft" si një model edhe për sipërmarrjen shqiptare.

Deri më tani, kompania prestigjioze norvegjeze "Statkraft" ka investuar rreth 150 milionë euro për ndërtimin e HEC Moglicës, çka përbën thuajse gjysmën e investimit. Vetëm në HEC Moglicë janë të punësuar gjithsej 1243 persona, nga të cilët 1022 janë shqiptarë dhe 221 të huaj për shkak të përvojës së tyre teknike.

ERF.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070669651031494
array(1) { ["section"]=> string(101) "pas-hec-it-te-banjes-statkraft-investon-150-milion-euro-ne-moglice-dhe-puneson-mbi-1000-persona-67406" }