Pas homazheve, Meta takon familjen e Rugovës: Ndamë kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të presidentit

Publikuar tek: politike, më 17:49 19-01-2020 Pas homazheve, Meta takon familjen e Rugovës: Ndamë kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të presidentit

Presidenti Ilir Meta pasi ka mbajtur homazhe para memorialit të ish-presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova ka takuar edhe familjen e tij.

 

Përmes një postimi Meta ka ndarë foto nga takimi me familjen e Rugovës ku shpreh kënaqësinë që ka takuar familjen e presidentit historik të Kosovës, i cili u angazhua për Kosovën Republikë, si dhe ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme paqeje, lirie, demokracie, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon.

“Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon”, shkruan Meta krahas fotove që ka publikuar.

82543592_2753133678066221_4741761959139999744_o.jpg

84219374_2753133921399530_7460838413445365760_o.jpg82397571_2753134011399521_4769905784614027264_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089180469512939
array(1) { ["section"]=> string(115) "pas-homazheve-meta-takon-familjen-e-rugoves-ndame-kujtime-te-shtrenjta-per-angazhimin-jetesor-te-presidentit-192518" }