Pas humbjes ‘shpërthen’ babai i kandidates për Presidente në Francë: Marie, e paaftë për të drejtuar vendin

Publikuar tek: bota, më 06:16 08-05-2017 Pas humbjes ‘shpërthen’ babai i kandidates për Presidente në Francë: Marie, e paaftë për të drejtuar vendin

Babai i kandidates Marie Le Pen, Jean Le Pen është shprehur se vajza e tij nuk ka mjaftueshëm cilësi për të qenë presidente e Francës.

Gjatë një interviste për “Sunday Times”, themeluesi i partisë Fronti Nacional, Jean shprehet se vajza e tij është mosmirënjohëse.

“Marine ka karakter, askush nuk mund ta mohojë, por nuk ka mjaftueshëm cilësi për të qenë presidente”,- tha Jean Le Pen.

Ai tregon se pas raundit të parë të votimeve i ka dërguar një email vajzës së tij duke e uruar për fitore, por ajo as nuk e ka marrë mundimin që t’i ktheje përgjigje, shkruan inaonline.

Le Pen ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të atin e saj, por thuhet se Jean nuk ka duruar dot që dikush, qoftë edhe vajza e tij të merrte drejtimin e partisë që ai themeloi, Frontit Nacional.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Fitore për një Europë të fortë”, Angela Merkel uron Macron, qetësohen liderat e BE-së
Sot, 72 vjet nga përfundimi i tragjedisë më të përgjakshme në historinë e njerëzimit »
Article Logic
Execution time: 0.0081360340118408
array(1) { ["section"]=> string(109) "pas-humbjes-shperthen-babai-i-kandidates-per-presidente-ne-france-marie-e-paafte-per-te-drejtuar-vendin-77838" }