Pas ish-drejtorit të LSI, urdhër-arreste edhe për 4 ish-zyrtarë të tjerë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:21 02-02-2018 Pas ish-drejtorit të LSI, urdhër-arreste edhe për 4 ish-zyrtarë të tjerë (EMRAT) Dashamir Xhika

Pas arrestimit të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, njëherësh përfaqësues i LSI, Dashamir Xhika, Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar edhe 4 urdhër arreste për bashkëpunëtorët e tij.

Arrestimi i Xhikës nga policia e Tiranës mbrëmjen e së enjtes erdhi pas kallëzimit nga Prokuroria për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtor dhe abuzimit me fondet.

Bëhet fjalë për shpërdorim fondesh (rreth 5 miliardë lekë të vjetra) pdhe abuzime me ndërtimin e aksit Tiranë-Elbasan dhe rrugës së Gjinarit në 2009-ën.

 Pas kërkesës së prokurorisë janë janë lëshuar 5 urdhër arreste, nga të cilat është ekzekutuar deri tani vetëm një, pra për Dashamir Xhikën.

Urdhër-arresti është lëshuar edhe për Andi Tomën, ish kreu i rrugëve nga viti 2008- 2013, Rexhep Tarbën, ish-mbikqyerës i punimeve në rrugën e Gjinarit dhe A. Hysa e K Hysa. Veç arrestimeve pritet kontroll banesë për këto 4 persona.  

Andi Toma ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm të ARRSH për peridhën 22.01.2008 – 07.10.2013, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal Dashamir Xhika, i cili ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Pëtgjithshëm të ARRSH në periudhën tetor 2013 – shtator 2017 I I dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.

Andi Toma

toma.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035362005233765
array(1) { ["section"]=> string(84) "pas-ish-drejtorit-te-lsi-urdher-arreste-edhe-per-4-ish-zyrtare-te-tjere-emrat-108805" }