Pas Italisë, riatdhesohen dhe 165 shqiptarë të bllokuar në Kroaci

Publikuar tek: aktualitet, më 00:32 29-03-2020 Pas Italisë, riatdhesohen dhe 165 shqiptarë të bllokuar në Kroaci Shqiptaret e riatdhesuar nga Kroacia mbremjen e sotme

165 shtetas shqiptarë të bllokuar prej ditësh në Kroaci si pasojë e mbylljes së kufijve nga koronavirusi, janë riatdhesuar mbrëmjen e sotme.

Disa prej tyre janë shprehur se sapo kanë mbërritur u kanë matur temperaturën dhe u kanë bërë disa kontrolle nëpërmjet formularëve të gatshëm të OBSH, ndërsa pas mbërritjes në shtëpi ata duhet të vetëizolohen për 14 ditë.

Më herët, gjatë mbrëmjes së sotme janë riatdhesuar nga Italia dhe 120 shtetas të tjerë të cilët siç janë shprehur vetë, kishin 20 ditë të bllokuar në vendin fqinj.

Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë dhe në ditët e tjera, me të gjitha shtetet ku kanë mbetur shqiptarë, në bazë të tre kritereve kryesore, ku përfshihen: rastet humanitare, studentët e bllokuar në vendet ku studiojnë dhe qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar më shumë se 90 ditë në këto vende.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0099480152130127
array(1) { ["section"]=> string(71) "pas-italise-riatdhesohen-dhe-165-shqiptare-te-bllokuar-ne-kroaci-200471" }