Pas Japonisë THAÇI ‘nxiton’ drejt SHBA-së, takim me presidentin TRUMP

Publikuar tek: rajon, më 14:32 18-09-2019 Pas Japonisë THAÇI ‘nxiton’ drejt SHBA-së, takim me presidentin TRUMP Presidenti i SHBA-së Trump duke biseduar me homologun e Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës është nisur sot drejt SHBA-së për vizitë zyrtare ku do të realizojë një sërë takimesh të nivelit të lartë.

Ai pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.

Përveç komunikimit me presidentin e SHBA-së, Thaçi do të ndjekë dhe punimet e seancës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Axhenda vazhdon me takimet e studenteve nga Kosova, të cilët arsimohen në shtetin amerikan. Në këtë Asamble, Thaçi do të takohet dhe me drejtues shtetesh.

Ndërsa, Thaçi do të marrë pjesë dhe në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurisë Federica Mogherini, ku do të marrin pjesë liderë të Ballkanit Perëndimor.

Kujtojmë, që javën e kaluar presidenti Thaçi mbylli vizitën zyrtare në Japoni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028589010238647
array(1) { ["section"]=> string(73) "pas-japonise-thaci-nxiton-drejt-shba-se-takim-me-presidentin-trump-178889" }