Pas kërkesës së PS për shkarkimin e tij, reagon për herë të parë Klement Zguri

Publikuar tek: politike, më 17:43 12-11-2017 Pas kërkesës së PS për shkarkimin e tij, reagon për herë të parë Klement Zguri

Pas kërkesës së bërë nga ana e Partisë Socialiste për shkarkimin e kreut aktual të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ka ardhur dhe reagimi për herë të parë i Klement Zgurit.

Në reagimin e tij për mediat kryetari Zguri shprehet se e vërteta është e kundërta e asaj që pretendohet.

“Puna e KQZ-së për fat të mirë është në dritën e diellit. Nuk ka vetëm kronika lajmesh, pork a mbledhje, procesverbale, akte dhe vendime.

Të gjitha publike. Të gjitha mund të konsultohen në çdo kohë nga çdo njeri. KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetëm zbardh. Kështu që edhe në rastin konkret, e vërteta është krejt tjetër, është e kundërta e asaj që pretendohet. Por, në respekt të funksionit zyrtar që mbuloj,unë e kam të ndaluar të përfshihem në beteja, apo lojëra politike, ndaj nuk bëhem dot pjesë e debatit.

Përgjigja ime mund të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emërtesës, sapo ai ta kërkojë këtë.

Nga ana tjetër, më duhet të tërheq vëmendjen publikisht: Sulmet ndaj KQZ-së, sidomos kur janë haptazi abuzive, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe të motivuara nga interesa politike të palidhura me KQZ-në dhe zgjedhjet, dëmtojnë rëndë autoritetin dhe pavarësinë e KQZ-së, mbjellin frikë dhe pasiguri tek institucionet, cënojnë shtetin ligjor.

Këto janë ankorat që mbajnë KQZ-në përballë tallazeve. Nuk ka parti politike që njeh dhe pranon rregullat e lojës, zgjedhjet e ndershme dhe shtetin ligjor, që mund të ketë vullnetin t’i këpusë këto ankora.

Ndaj unë bëj thirrje të gjitha palëve që lojën politike ta zhvendosin diku gjetkë, në ndonjë fushë ku interesit publik i bëjnë më pak dëm”, u shpreh kreu i KQZ Klement Zguri.

Sot Partia Socialiste ka kërkuar shkarkimin e kreut të KQZ.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka sqaruar se Agron Kapllanaj, i cili i shpëtoi pak ditë më parë heqjes së mandatit nga KQZ thotë se autoritet italiane kanë konfirmuar faktin se kryebashkiaku i Mallakastrës ka qenë i dënuar me dy vjet burg për “vjedhje”.

Për këtë, Taulant Balla thekson se kanë nisur procedurat për shkakrimin e Klement Zgurit, nga kreu i KQZ.  Sipas Ballës, Zguri ka kryer shkelje të ligjit, duke mos dhënë vlerësimin e duhur për kryebashkiakun në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Duhet punë dhe durim’, Edi Rama shpalos premtime të reja: Shqiptarëve s'i duhet loja politike me krimin
‘Asgjë e re nga Kreta’, Tritan Shehu tregon si duhet të veprohet me Greqinë »
Article Logic
Execution time: 0.011643171310425
array(1) { ["section"]=> string(83) "pas-kerkeses-se-ps-per-shkarkimin-e-tij-reagon-per-here-te-pare-klement-zguri-99295" }