Prokurori i shkallë së parë të Krimeve të Rënda Besnik Muçi, kandidon për anëtar i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ditën e djeshme për SPAK dorëzoi aplikimin dhe prokurori Klodian Braho.
Muçi ishte kandidat edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Të 15 prokurorët e ardhshëm të SPAK-ut duhet të kenë kaluar vettingun, por ky nuk është një kriter ndalues për këdo që synon të kandidojë brenda datës 7 shkurt. Kjo sepse, pas dorëzimit të dosjes, edhe ai do t’i nënshtrohet vettingut.
Gara për SPAK u çel më 7 janar të 2019. Aplikimi për të qenë pjesë e SPAK nuk ka kusht kalimin e vettingut ku mund të garojnë si ata që e kanë kaluar me sukses si ata që ende si janë nënshtruar këtij procesi, por çdo aplikues duhet të ketë një eksperiencë jo më pak se 10 vite si prokuror.