Pas Komisionit të Venecias Meta takon ministrin e ri italian: Mik i Shqipërisë për të ardhmen tonë europiane (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 13:23 11-09-2019 Pas Komisionit të Venecias Meta takon ministrin e ri italian: Mik i Shqipërisë për të ardhmen tonë europiane (FOTO) Presidenti Meta me Ministrin e Europës për Italinë Enzo Amendola

Presidenti i vendit Ilir Meta u takua ditën e sotme me Ministrin e ri të Europës për Italinë Enzo Amendola në Presidencë.

Kreu i shtetit uroi përzemërsisht Amendolën, të cilin e konsideron mik të mirë të tijin dhe popullit shqiptar.

Disa orë më parë, Meta priti delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili mbërriti në Tiranë për të verifikuar kushtetutshmërinë e dekretimit të zgjedhjeve lokale në 13 tetor.

‘’Pata kënaqësinë të uroja sot një mik të vjetër prej 25 vitesh, Enzo Amendola, i cili sapo është betuar si ministër për Europën në qeverinë e Italisë. Enzo Amendola, një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i së ardhmes tonë europiane’’, shkruan Meta në ‘’Twitter’’.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022465944290161
array(1) { ["section"]=> string(119) "pas-komisionit-te-venecias-meta-takon-ministrin-e-ri-italian-mik-i-shqiperise-per-te-ardhmen-tone-europiane-foto-178068" }