‘Pas koronavirusit në Maqedoni dhe Greqi kemi përforcuar masat’, Manastirliu: Gati 80 shtretër dhe 109 mjekë të specializuar

Publikuar tek: aktualitet, më 14:10 27-02-2020 ‘Pas koronavirusit në Maqedoni dhe Greqi kemi përforcuar masat’, Manastirliu: Gati 80 shtretër dhe 109 mjekë të specializuar

Ministrja e Shëndësisë Ogerta Manastirliu ka treguar janë marrë masat e nevojshme në rast se koronavirusi prek vendin tonë.

Ajo ka marrë shembullin e Maqedonisë dhe Greqisë, duke u shprehur se e njëjta gjë mund t’i ndodh edhe Shqipërisë.

Manastirliu ka theksuar se kanë gati ga një ambient me 80 shtretër në QSUT dhe  109 mjekë të trajnuar.

‘Ne kemi marre masat për të gjitha. Fakti që dje Maqedoni dhe Greqia patën raste të konfirmuara nga koronavirusi na vendos dhe ne në masa të përforcuara. Menjëherë pas shperthimit në Itali ne kemi dyfishuar masat.Duke rritur numrin e mjekëve qe bëjnë kontrollet shendetësore por edhe per te parandaluar sigurisht ato raste që mund të parandalojm në zonat kufitare. Sfida jonë dhe vëmëndja është mbrojtja e personeli kemi vene te gjithe stokun 1 milion dollar për rritjen e stokut për personelin shendetësor. Janë të pajisur me stokun dhe po furnizohen me stokun e dytë. Gjithashtu edhe në Maqedoni ku kam hasur komunikime për të kombinuar.

Infektivi ka gati 80 shtretër dhe 109 mjek në raste të tilla. Ne për çdo skenar kemi vendosur të gjitha ato kapacitete por paralelisht kemi marre masa për të gjithë dhe për sa i përket karantinës kanë përcaktuar edhe strukturën që do të sherbej si karantin  do të ngrihet tek Konvalashenca në Durrës. Të gjitha ato plane ne mund të perballemi sot, por nesër  uroj që mos të përballemi. Propabiliteti është që mund të prekemi edhe ne. Kemi mundësi për ta pëballuar nuk do të jetë e lehtë kjo kërkon një punë. Tre pikat kryesore në këtë situatë janë: 1. Transparenca, 2. racionaliteteti për mos u përballur me frikën, 3. përgjegjësinë që qeveria ka’, tha Manastirliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066630840301514
array(1) { ["section"]=> string(127) "pas-koronavirusit-ne-maqedoni-dhe-greqi-kemi-perforcuar-masat-manastirliu-gati-80-shtreter-dhe-109-mjeke-te-specializuar-196636" }