Pas kritikave ndaj Mevlanit, djali i politikanit socialist-Malltezit: Rrobat firmato s’i solli bashkëshorti juaj në Tiranë, ai i gjeti mes nesh

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:14 06-06-2016 Pas kritikave ndaj Mevlanit, djali i politikanit socialist-Malltezit: Rrobat firmato s’i solli bashkëshorti juaj në Tiranë, ai i gjeti mes nesh

Futet në debat edhe djali i politikanit të majtë në Shqipëri. Pas leksionit të gazetares Alba Malltezi, dhënë të fejuarës së Shkëlzen Berishës, Armina Mevlanit për festën e 25-vjetorit, reagon edhe djali i Rexhep Meidanit, Denion Meidani. Pasi shpërndan lajmin e Newsbomb.al, ai i përmend të shoqin italian, pronarin e medieve, Carlo Bollino.

KOMENTI I DENION MEIDANIT:

‘’Ja nje #Rilindase tjeter qe na ben leksione e predikon budalleqe si gjeli maje plehut ose mbase mbase eshte thjeshte e konfuzuar dhe e mendon realisht sic ka shkruar e nuk po kritikon per tu dukur e devote ndaj udheheqesit apo per te goditur opoziten edhe nepermjet femijeve, nuseve, vjerrave sic kane bere e bejne rendomte mediat e tyre(ciftit).

Duke qene se isha i ftuar ne festen private ne fjale doja t'ju beja me dije zonje e nderuar se fishekzjarre ne Tirane hidhen gati mbas cdo ndeshje koti futbolli qe jepet ne TV here nga milanista here nga interista e here nga madrilene; atehere me ben cudi pse te paskan bere pershtypje e tmerruar pak fishekzjarre datelindje? Kemi pare te pasqyruar ne media te tjera po jo tuajen festa datelindje, martesa e synetlliqe te gjitha pushtetaresh rilindas qe ishin me te vertete te kushtueshme e madheshtore qe ngjasoni me ate stilin mafioz qe ju permendni dhe kane shpetuar pa nje koment apo status nga ana juaj edhe pse te merituar ne keto raste.

Mos valle, ka ndonje background politike? Hakmarrje per padrejtesi? Po kthen koment per koment?

Edhe dicka tjeter zonje, rrobat firmato nuk i solli bashkshorti juaj ne Tirane ai i gjeti mes nesh sado shume apo pak qe ato kushtonin...

Ndersa per mafiozet nuk e di a ishin te gjithe ketu apo jo...

Meqe na dhate leksion mbi rrobat firmato mund dhe te ju jepja leksione mbi median e lire, te pavarur qe nuk keqperdoret por besoj do kerkonte me shume se pak rreshta te nje statusi keshtu po e lej per nje here tjeter.

Pune te mbare ne percjelljen e lajmit te vertete ne median tuaj te pavertete zonje e nderuar.’’

 

KOMENTI I ALBA MALLTEZIT:

''Sa kaloi trembja e shperthimit te pare e mesuam se ishin fishekzjarre e jo ndonje atentat, femijet ishin zgjuar te friksuar... Nuk eshte viti i ri, thane... Pas mesnate paska qene te ABA Center e Bashkim Ulajt ditelindja e Armines. U befte 100 mes bukurise e miresise... Nga zemra i uroj edhe 100 vite te tjera per te kuptuar e reflektuar se chic e elegance nuk eshte vetem te vishesh e te tregosh rroba firmato: Chanel, D&G, YSL etj.. etj... Vertete kushtojne shume, shume, por ata me bukurine e perfeksionin e produkteve nuk shesin dhe finesen, elegancen... Sipas Armanit, eshte sidomos miresjellje, buonemaniere... pastaj thjeshtesi e "non ingombranca"... ne fund veshje... rroba... I uroj Armines se bukur ditelindje te mrekullueshme, por dhe nje rrugetim te gjate te kuptoje e te percjelle se fishekzjarret pas mesnate ne mes te qytetit qe flen bezdisin, sidomos femijet ne gjume... Nje ditelindje me zhurme te kujton Festat e mafiozeve qe nuk duan t'ia dine per komunitetin... dhe mafiozet, pavaresisht se vishen me firmato e pijne shampanje ne ditelindje te zhurmshme... brutta gente mbeten, nuk kane asgje te perbashket me finesen, etiken, te bukuren... Gezuar Armina''

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070459842681885
array(1) { ["section"]=> string(146) "pas-kritikave-ndaj-mevlanit-djali-i-politikanit-socialist-malltezit-rrobat-firmato-s-i-solli-bashkeshorti-juaj-ne-tirane-ai-i-gjeti-mes-nesh-42624" }