Pas kritikave për ndalimin e burkinit në plazh, reagon kryeministri francez: “Keni shtrembëruar imazhin e Francës”

Publikuar tek: bota, më 14:44 06-09-2016 Pas kritikave për ndalimin e burkinit në plazh, reagon kryeministri francez: “Keni shtrembëruar imazhin e Francës”

Kryeministri francez Manuel Vall, ka akuzuar “New York Times” se ka shtrembëruar imazhin e Francës nëpërmjet një artikulli për diskriminimin e grave myslimane.

Artikulli akuzon Francën se diskriminon gratë myslimane, duke ndaluar veshjen islame të plazhit “burkini”.

Sipas Valls, këto ndalime ishin pjesë e “Luftës për lirinë e grave”.

"Ne po luftojmë fort për lirinë e grave, të cilat nuk duhet të detyrohen të jetojnë në mënyrë shoviniste.  Trupi i një femre nuk është as i pastër, as i papastër. Ai është thjesht trupi i femrës dhe nuk ka nevojë të fshihet për të mbrojtur nga tundimi” – thotë ai.

Sipas gazetës prestigjioze, që pas sulmeve në Francë dhe Belgjikë, shumë qytetarë ndihen të diskriminuar nga jomyslimanët sepse gjykatat kanë urdhëruar kufizimin e shamisë, si dhe ndalimin e saj në ndërtesat publike franceze.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073401927947998
array(1) { ["section"]=> string(116) "pas-kritikave-per-ndalimin-e-burkinit-ne-plazh-reagon-kryeministri-francez-keni-shtremberuar-imazhin-e-frances-52072" }