Pas kryeministrisë , studentët kanë nisur marshimin drejt ambasadës amerikane në Tiranë.
Sipas tyre ky vendim erdhi pas heshtjes së kryeministrit, i cili nuk po reagon për plotësimin e nëntë kërkesave që i janë adresuar.
Studentët kërkojnë sensibilizimin e Ambasades se SHBA dhe mbeshtetjen e saj për kauzën e tyre.
Pas pushimeve të janarit, disa studentë kanë zgjedhur që të shkojnë dhe të zhvillojnë mësim në fakultete, e disa studentë të tjerë vijojnë të qëndrojnë para kryeminsitrisë duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.