Pas kualifikimit në finale, Genti po bën namin me vajzat, renditet në 10 meshkujt më ‘hot’ të Eurovizionit (Ja sa pikë i japin)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 07:38 09-05-2018 Pas kualifikimit në finale, Genti po bën namin me vajzat, renditet në 10 meshkujt më ‘hot’ të Eurovizionit (Ja sa pikë i japin)

Përveçse elektrizoi skenën si dhe e kualifikoi Shqipërinë në finale, Eugent Bushpepa është futur edhe në listën e djemve më seksi të Eurovizion.

Faqja zyrtare e Eurosong 2018 ka publikuar listën me 10 emra si dhe pikët që kanë marrë këngëtarët më “hot” të kompeticionit.

“Lexuesit e kësaj faqeje bënë zgjedhjen e tyre dhe Eugent Bushpepa është në listën tonë! Ai është padyshim shumë seksi. Ne e dimë që rrokerët kanë një jetë të mbushur me kafe, cigare dhe pije alkoolike, por ne dëshirojmë që ai të mund të hajë më shumë pica dhe të fitojë peshë”, thuhet për Gentin, i cili ka marrë 6 pikë.

Po ashtu në dhjetëshen më tërheqëse të Eurovision është edhe këngëtari tjetër shqiptar, Ermal Meta që përfaqëson Italinë. Meta ka marrë 10 pikë.

“Ermali ka kaçurrela të bukura të kuqe që vajzat vdesin për t’i prekur, një buzëqeshje të sinqertë që vdesin për të parë dhe buzët që dëshirojnë t’i puthë si Fabrizio”, thuhet për Ermalin.

 albania.jpg

ermal-1.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025875091552734
array(1) { ["section"]=> string(128) "pas-kualifikimit-ne-finale-genti-po-ben-namin-me-vajzat-renditet-ne-10-meshkujt-me-hot-te-eurovizionit-ja-sa-pike-i-japin-120038" }