Pas Kurbinit, “furtunë” edhe në komisariatin e Policisë Shkodër, pezullohen nga detyra 5 drejtues të lartë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:17 07-04-2017 Pas Kurbinit, “furtunë” edhe në komisariatin e Policisë Shkodër, pezullohen nga detyra 5 drejtues të lartë

Pas shkakrimit dhe pezullimit nga detyra të disa komisarëve dhe inspektorë në komisariatin e Kurbinit dhe të Lezhës, të tjerë janë penalizuar edhe në Shkodër, në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëvce narkotike.

Drejtori i Policisë së qarkut Shkodër Alban Çela në deklaratë për mediat tha se në njësinë administrative Guri i Zi janë gjetur në një serë 87 kubikë dhe 55 bimë kanabis, ndaj u arrestuan dy persona.

Po ashtu, ka nisur procedim edhe për 5 punonjës dhe drejtues të lartë të komisariatit të policisë Shkodër, për shkelje të disiplinës.

“1. Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve, Komisar S. B., , për shkelje të lehtë të disiplinës.

2- Shef i Policimit në Komunitet, Komisar I. H., për shkelje të lehtë të disiplinës.

3- Referent i SPZ , Nënkomisar E. Sh., për shkelje të rendë të disiplinës.

4- Specialist për Hetimin e Krimeve Nënkomisar Arben Hoxha., për shkelje të rendë të

disiplinës.

5- Ndihmës Specialist SPZ në zonën Gur i Zi, Inspektor Eduard Mandia., i cili u pezullua

paraprakisht nga detyra”, u shpreh drejtori i Policisë, Alban Çela.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis fushata në Shqipëri, avionë të vegjël shpërndajnë nga ajri vaksinën kundër sëmundjes së tërbimit
Shfrytëzonin të rejat për prostitucion, arrestohen dy femra në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.012119054794312
array(1) { ["section"]=> string(108) "pas-kurbinit-furtune-edhe-ne-komisariatin-e-policise-shkoder-pezullohen-nga-detyra-5-drejtues-te-larte-74387" }