Pas lajmeve të bujshme, Jonida Maliqi shfaqet për herë të parë publikisht, me Veliajn: Supergocë, me baltën që hidhet…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:27 20-01-2020 Pas lajmeve të bujshme, Jonida Maliqi shfaqet për herë të parë publikisht, me Veliajn: Supergocë, me baltën që hidhet…

Kohët e fundit këngëtarja Jonida Maliqi ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes së saj me aktorin Romeo Veshaj dhe ndarjen e menjëhershme pas publikimit të videos me skena intime, ku shfaqej në rrugët e Parisit me Flori Mumajesin.

Pas të gjitha komenteve, daljen e parë publike Jonida Maliqi ka zgjedhur ta zhvillojë krah kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ajo ka vendosur të mbjellë për 100-vjetorin e Tiranës 100 pemë bliri, në formë dhurate ndaj kryeqytetit.

Jonida ka shkuar e kapur dorë për dorë me Veliajn drejt Parkut të Liqenit, ku nuk kanë munguar as batutat.

Veliaj e ka prezantuar edhe me punonjësit këngëtaren duke e cilësuar supergocë dhe supershoqe, shkruan newsbomb.al.

Marrëdhënia mes tyre e krijuar prej vitesh është kuptuar edhe nga emri me përkëdheli që kryebashkiaku i thërriste ‘Jonçe’.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka prekur edhe situatën aktuale, në të cilën ndodhet Jonida paralelizuar me punën e tij.  

‘Kur një njeri angazhohet patjetër që është në qendër të sulmeve me baltën që hidhet. Edhe ne kur nisëm punën për pemët para 5 vitesh të gjithë na qeshnin dhe na tallnin. Më pak tallje, më pak pengesa dhe më shumë punë se ajo flet vetë’, tha Veliaj.

Ndërkohë këngëtarja shtoi se ‘Pa kurrë fare hipokrize është gjithmonë kënaqësi t’ju dëgjosh, ndryshe nga politikanët e tjerë ju keni vepra. Unë tashmë jam një nënë dhe frymojë dy. Prandaj ju e keni rregulluar këtë’, përfundoi Maliqi.

Screenshot_2.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072669982910156
array(1) { ["section"]=> string(134) "pas-lajmeve-te-bujshme-jonida-maliqi-shfaqet-per-here-te-pare-publikisht-dore-per-dore-me-veliajn-supergoce-me-balten-qe-hidhet-192608" }