Pas lajmit se po survejohet, Lulzim Basha 'zhduket' prej një jave, kthehet sërish në Tiranë

Publikuar tek: barometri, më 08:21 07-06-2018 Pas lajmit se po survejohet, Lulzim Basha 'zhduket' prej një jave, kthehet sërish në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej një jave rezulton i zhdukur nga jeta publike.

 

Në media kanë qarkulluar thashetheme se Basha mund të ketë shkuar në Holandë, ndërsa nuk kanë munguar as versionet se kryedemokrati mund të ketë nisur herët pushimet verore.

Ndërsa postimi i fundit i tij në rrjetet sociale daton më 31 maj, ndryshe nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili edhe në ditët pushim buzë Gjirit të Lalëzit, nuk harron të informojë ndjekësit për rekordet e thyera në ecje.

26 maj: Basha mori pjesë në protestën opozitare për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

31 maj: Basha dhe deputetët e opozitës protestojnë në Parlament

1 qershor: Në media përhapet lajmi se Basha po survejohet nga policia

Që nga ky moment, ndryshe nga rivalët politikë, Lulzim Basha nuk është shfaqur as në ekrane, deklarata, apo mediat sociale. Newsbomb.al mëson se Basha ka qenë jashtë shtetit, por aktualisht ndodhet në zyrën e tij në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03601598739624
array(1) { ["section"]=> string(94) "pas-lajmit-se-po-survejohet-lulzim-basha-zhduket-prej-nje-jave-kthehet-serish-ne-tirane-123530" }