Ende pa mbushur një javë nga largimi nga gazeta “Mapo”, të cilën e drejtonte prej disa kohësh, gazetari Alfred Lela është rikthyer sot te lexuesi nëpërmjet gazetës më të madhe në Shqipëri.
Lela është shfaqur sot në faqen e parë të gazetës “Panorama” me një koment për Ali Ahmetin dhe situatën në Maqedoni.
“Lufta e dytë e Ali Ahmetit”, titullohet opinioni i Alfred Lelës te kjo gazetë.
Largimi i Lelës nga “Mapo” u shoqërua me komente të shumta nga kolegët e tij dhe lexues të rregullt të mediave shqiptare. Ai u shpreh se ky vendim erdhi si pasojë e ndryshimit të linjës editoriale të gazetës nga botuesi Henri Çili, ndërsa foli edhe për një propozim për të patur një hapësirë të përhershme për opinione te “Mapo”, por që mesa duket e ka refuzuar.