Pas largimit të ‘Sheraton’, ja kujt i kalon godina e ish-hotelit luksoz

Publikuar tek: aktualitet, më 17:43 11-01-2018 Pas largimit të ‘Sheraton’, ja kujt i kalon godina e ish-hotelit luksoz

Marriott International operatori i rrjetit të hoteleve luksoze “Sheraton” është larguar nga Shqipëria për arsye që nuk i ka bërë ende publike.

Lajmi bëri bujë në media dhe u konsiderua si një hap tepër i madh pas për turizmin shqiptar. Korporata Mariott International ka deklaruar se po kryen “një tranzicion të butë për bashkëpunëtorët, klientët dhe partnerët e pronës".

Tashmë godina e ish-Sheratonit, që ndodhet përballë me Stadiumin “Arena Kombëtare”, do t’i kalojë pronarëve të MAK-Albania Limited.

Flitet se disa nga arsyet që çuan në largimin e Sheraton janë mungesa e investimeve, vështirësitë financiare dhe përkeqësimi i standarteve.

Mak Albania është pjesë e M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L, me bazë në Kuvajt dhe që operon në Shqipëri prej vitit 1992.

Sheraton ishte hoteli i parë me pesë yje në vendin tonë, inaguruar në vitin 2005. / Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085349082946777
array(1) { ["section"]=> string(75) "pas-largimit-te-sheraton-ja-kujt-i-kalon-godina-e-ish-hotelit-luksoz-106218" }