Pas lehtësimit të masave, Kosova shënon një rritje të rasteve të reja me Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 15:15 15-01-2021 Pas lehtësimit të masave, Kosova shënon një rritje të rasteve të reja me Covid-19

Kosova ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve të reja me Covid-19, pasi në 24 orët e fundit janë raportuar 296 raste pozitive.

Ditën e djeshme u raportuan 279 persona që rezultuan pozitivë me koronavirus.

Është rritur edhe numri i viktimave, pasi në 24 orë humbën jetën 7 persona.

Njoftimi i plotë:

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 3 raste (88, 86, 47 vjeç), Dragash 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 55.135 raste nga 205.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.399 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.164.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 88 raste, Podujevë 31 raste, Malishevë 22 raste, Lipjan 15 raste, Suharekë 15 raste, Gjakovë 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Prizren 12 raste, Obiliq 10 raste, Drenas 8 raste, Vushtrri 7 raste, Dragash 6 raste, Gjilan 6 raste, Rahovec 6 raste, Viti 6 raste, Istog 3 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SERBI/ Pamje tronditëse tregojnë liqenin Potecko të mbuluar plotësisht me plehra
»
Article Logic
Execution time: 0.011266946792603
array(1) { ["section"]=> string(87) "pas-lehtesimit-te-masave-kosova-shenon-nje-rritje-te-rasteve-te-reja-me-covid-19-235128" }