Pas letrës për Bashën, reagon sërish Rama: Durimi nuk është pritje...

Publikuar tek: aktualitet, më 14:45 25-05-2019 Pas letrës për Bashën, reagon sërish Rama: Durimi nuk është pritje...

Pas letrës së katërt publike drejtuar kreut të PD, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një thënie të Leon Tostoit.

'Durimi nuk është pritje. S' është të presësh duarkryq. Kjo është përtaci. Durimi është të vazhdosh kur vazhdimi është i vështirë dhe i ngadaltë. Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi', shkruan Rama.

Publikimi i kësaj thënie nga Rama vjen në një kohë kur kryeministri vazhdon t'i dërgojë letra publike kreut të PD, Lulzim Basha për tu ulur në dialog.

Kujtojmë se vendi ndodhet në një 'ngërç' politik që prej djegies së mandateve nga opozita.

Opozita e bashkuar është e vendosur të mos lejojë zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, ndërkohë që sot në orën 19:00 pritet të zhvillohet protesta e 6-të kombëtare para kryeministrisë për rrëzimin e Ramës dhe qeverisë së tij.

 Screenshot_5.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19429898262024
array(1) { ["section"]=> string(71) "pas-letres-per-bashen-reagon-serish-rama-durimi-nuk-eshte-pritje-165649" }