Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrinat e zonës së Krastës në rrethin e Krujës.
Siç duket edhe nga foto e siguruar nga reporterët e newsbomb.al zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe po rrezikon banesat, që ndodhen në rrëzë të kodrinave. Zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për neutralizimin e flakëve, por mungesa e insfrastrukturës e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e tyre në vatrat e zjarrit.
I favorizuar edhe nga era, flakët po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar shkrimbimin e dhjetëra hekatërve me pyje.
Një tjetër zjarr i madh ka rënë sot edhe në Lezhë, i cili aktualisht është ende aktiv që prej ditës së djeshme.