Pas Lushnjes e Vlorës, Forcat Operacionale ‘zbarkojnë’ në Peqin, në kërkim të atentatorëve të Prokurorit Ndoja

Publikuar tek: aktualitet, më 19:43 08-11-2019 Pas Lushnjes e Vlorës, Forcat Operacionale ‘zbarkojnë’ në Peqin, në kërkim të atentatorëve të Prokurorit Ndoja Foto ilustruese

Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit kanë “zbarkuar” mbrëmjen e sotme në qytetin e Peqinit, pas kontrolleve të shumta dje në Vlorë e Lushnje.

Sipas informacioneve paraprake, Policia dyshon se autorët e atentatit ndaj prokurorit Ndoji dhe bashkëpunëtorët e tyre fshihen në këtë zonë. Deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar nga Policia për këtë operacion masiv, apo nëse deri tani ka persona të shoqëruar.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Forca të shumta të Policisë së Shtetit, Forcat Operacionale të Tiranës dhe FNSH-ja kanë kryer kontrolle të shumta në zonën e Lushnjes dhe Vlorës pas dyshimeve se fshiheshin atentatorët dhe bashkëpunëtorët në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të dytë, Julian Sula, i dyshuar si i përfshirë në atentatin te mbikalimi i Shkozetit një javë më parë.

Ky shtetas dyshohet se ka dijeni për atentatin sepse ka njohje me një grup rival me Landi Muharremin, apo “të tmerrshmin e Shijakut”, i plagosur në atentatin e 1 nëntorit pasi ndodhej në makinë me prokurorin Ndoja dhe viktimën Andi Maloku, shoferi i prokurorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073018074035645
array(1) { ["section"]=> string(113) "pas-lushnjes-e-vlores-forcat-operacionale-zbarkojne-ne-peqin-ne-kerkim-te-atentatoreve-te-prokurorit-ndoja-185199" }