Pas martesës, direkt në spital, gjyshja 91 vjeçare u çmend nga gëzimi. Historia e çiftit

Publikuar tek: bota, më 12:03 10-01-2016 Pas martesës, direkt në spital, gjyshja 91 vjeçare u çmend nga gëzimi. Historia e çiftit Cifti menjehere ne spital pas ceremonise ne Kishe

Peg McCormack, 91 vjeç, nuk mundi të shkonte në ceremoninë e martesës së nipit të saj Brian, sepse ishte rrëzuar dhe kishte thyer kaviljen, raportojnë mediat italiane. 

Dhe pavarësisht se duhet të qëndronte në shtratin e spitalit, gruaja kishte veshur fustanin që kishte zgjedhur të vishte në ceremoninë e dasmës së nipit. Por ishte shumë krenare, që nipi I saj, kishte zgjedhur të martohej në kishën ku ishin martuar prindërit e gjyshërit e tij. Ndaj çifti i ri, vendosi ti bëjë gjyshes një surprizë.

Reagimi me gëzim i të moshuarës, u kap në fotografi nga Rachel Nolan, nga Hello Gorgeous Photography. “I kërkova çiftit nëse do të donin të më kishin aty në atë moment, shpjegon Rachel. E kisha kuptuar se për ta ishte një gjë shumë intime dhe nuk do të doja që ta merrnin si një ndërhyrje në jetët e tyre. Por, ata vendosën të më lënë dhe hymë së bashku. E bënë atë gjyshen më të lumtur në botë. Si fotografe, ky është motivi që jetoj: të kap momente të tilla. Dhe një muaj më pas, gjyshja mungonte. Atë ditë kuptova akoma më shumë se ai gjest që bënë të rinjtë ishte special” thotë fotografja. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019900798797607
array(1) { ["section"]=> string(91) "pas-marteses-direkt-ne-spital-gjyshja-91-vjecare-u-cmend-nga-gezimi-historia-e-ciftit-29603" }