Pas mbledhjes së Këshillit Politik, flet Bylykbashi dhe Vasili: Gjiknuri deklaroi se mazhoranca miraton ligjin që i leverdis, nuk duan listat 100% të hapura

Publikuar tek: politike, më 13:08 01-10-2020 Pas mbledhjes së Këshillit Politik, flet Bylykbashi dhe Vasili: Gjiknuri deklaroi se mazhoranca miraton ligjin që i leverdis, nuk duan listat 100% të hapura

Pas 2 orësh e 30 minuta ka përfunduar Mbledhja e Këshillit Politik.

Pas mbledhjes ka folur për median përfaqësuesit e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Bylykbashi është shprehur se PS ka ngulur këmbë që të mbajë të pandryshueshme, qëndrimin e tyre dhe duan që të ndryshojnë rregullat, teksa loja ka filluar.

Ndër të tjera ai është shprehur se nëse PS vazhdojnë në këtë pozicion atëherë do të bllokohet Këshilli Politik.

“Sic deklaruam opozita nguli këmb që të ketë një nënshkrim të përbashkët në lidhje me standartet kombëtare, rregullave themelore.

PS refuzoi ngulte këmb që të mbaj të pandryshuar qëndrimin e tij që të ndryshoj rregullat ndërkohë që lojat ka filluar. Opozita kërkoi që ti drejtohemi ODIHR si arbitër për të rënë dakort. Ne vazhdojmë të qëndojmë në këtë pozicion nëse PS nuk ndryshn bllokon Këshillin Politik” është shprehur Bylykbashi.

Ndërsa ka folur edhe Vasili i cili ka bërë dhe një deklaratë të fortë teksa është shprehur se Damian Gjiknuri në mbledhje është shprehur se mazhoranca miraton ligjin që i leverdis.

"Gjuknuri e braktisi tavolinën. Ai deklaroi se duke qenë mazhoranca ne miratojmë ligjin që na leverdis kjo shpjegon më së mirë, që këtu kemi të bëjmë më një qëndrim të njëanshëm të ndikuar nga frika e humbjes. Përse ka frikë PS që ti drejtojeni OSBE/ODIHR. Për çështjet që nuk ka dakordësi, që më tepër për një çështje madhore, siç është ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës.

Haptaz dhe qartë provuan sot edhe njëherë se nuk u intereson që shqiptarët të votojnë ata që ata duan, listat 100%, dhe partinë që duan. I përsërtëm edhe njëherë se duam rregulla të barabartë. Mazhoranca do rregulla të favorizojë vetveten. Dëmi që po i bën mazhoranca, një armike konstante e integrimit europian. BE nuk e quan kusht të realizuar Reformën Zgjedhore pa e dhënë fjalën OSBE/ODIHR. PS do të mbajë pushtetin dhe të rruhet nga pandëshkueshmëria. I gjithë qëllimi i saj është politik. Çështjet pse ne i drejtohemi ODIHR janë parimore, të mëdha.” tha Vasili.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01136589050293
array(1) { ["section"]=> string(159) "pas-mbledhjes-se-keshillit-politik-flet-bylykbashi-dhe-vasili-gjiknuri-deklaroi-se-mazhoranca-miraton-ligjin-qe-i-leverdis-nuk-duan-listat-100-te-hapura-222330" }