Pas mbylljes së shkollave, qeveria merr vendim edhe për prindërit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:15 07-01-2017 Pas mbylljes së shkollave, qeveria merr vendim edhe për prindërit

Qeveria mori një vendim të dytë sot për mbylljen e shkollave edhe një javë për shkak të gripit po ashtu dhe për prindërit me fëmijë minorenë.

Nga data 9 deri më 14 janar njëri nga prindërit do të ketë pushim edhe një javë tjetër. Në këtë mënyrë shkolla për nxënësit dhe studentët do fillojë të hënën me 16 janar,  po ashtu dhe puna për prindërit. 

VENDIMI:

VENDIM PËR CAKTIMIN E DATAVE 9 DERI 14 JANAR 2017, DITË PUSHIMI PËR PRINDIN KUJDESTAR TË FËMIJËVE TË MITUR

Në mbështetje të neneve 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

1. Caktimin e datave 9 deri 14 janar 2017, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

2. Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në vijim të  masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, shkak batanija elektrike
Fieraku godet me grushta babain e tij, prangoset menjëherë »
Article Logic
Execution time: 0.011776924133301
array(1) { ["section"]=> string(70) "pas-mbylljes-se-shkollave-qeveria-merr-vendim-edhe-per-prinderit-64844" }