Pas mesazheve të Juncker, reagon rrufeshëm Bushati (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 16:25 26-02-2018 Pas mesazheve të Juncker, reagon rrufeshëm Bushati (DEKLARATA)

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker për mundësitë që ka Shqipëria për integrimin në Europë, duke thënë se fjala e Juncker është inkurajim për të vijuar kursin e reformave në vend pavarësisht gjithçkaje.

Sipas Bushatit, 2018 përbën një mundësi të artë për të avancuar me procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

REAGIMI I PLOTË:

"Mesazhet e Presidentit të Komisionit Europian Juncker për ecurinë e reformave shtetkonsoliduese në Shqipëri janë inkurajim për të vijuar me kursin e reformave pavarësisht pengesave dhe vështirësive. Politika jonë e jashtme në rajon, e karakterizuar nga dinamizmi konstruktiv, trajtimi me realizëm e përgjegjshmëri i çështjeve ende të hapura në planin dypalësh, sikundër linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së, janë asetë që e bëjnë të dallueshme Shqipërinë në rajon. Viti 2018 përbën një mundësi të artë për të avancuar në procesin e anëtarësimit në BE."-ka thënë Bushati

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010463953018188
array(1) { ["section"]=> string(66) "pas-mesazheve-te-juncker-reagon-rrufeshem-bushati-deklarata-111534" }