Pas Mesila Dodës, Ben Blushi publikon të tjera prova: Ja si u vodhën votat në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 15:59 10-07-2017 Pas Mesila Dodës, Ben Blushi publikon të tjera prova: Ja si u vodhën votat në Tiranë

Pas denoncimit me video të Mesila Dodës për vjedhjen e votave të PDIU, është kreu i LIBRA-s Ben Blushi ai që denoncon blerjen e votës.

Sipas Blushit, në dy kuti në Tiranë, LIBRA ka marrë 18 vota por KQZ ka regjistruar zero vota.

DENONCIMI I BLUSHIT:

JA PROVA SI U VODHËN VOTAT.DY KUTI NË TIRANË 18 VOTA.SIPAS KQZ ZERO.

Më poshtë po postoj nje pjesë të raportit që disa dhjetëra vajza dhe djem LIBRA, kanë bërë pas monitorimit të disa kutive në Tiranë.Nga numerimi i votave në pamjet filmike të marra zyrtarisht nga KQZ rezulton se vetëm në dy kuti në njësinë 8 në qytetin e Tiranës,LIBRA ka patur 9 vota tek seicila prej tyre, të cilat janë bërë zero ne fund të numërimit.Ka qindra raste si këto te cilat do tja coj KQZ dhe natyrisht Gjykatës.Do padis personalisht cdo komisioner që ka vjedhur votat duke ia dhënë sipas marreveshjes Rilindjes dhe Republikës së Re.A e imagjinoni dot si mund të zhduken 18 vota në vetem dy kuti në Tiranë?Po në gjithë Shqipërinë?Duke zbardhur kutitë natyrisht zbardhet dhe marrveshja.Numrat e kutive apo QV respektivisht janë 19 39 ZAZ 38 dhe 19 44/2 ZAZ 38.

pas.jpg

pas1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.097108125686646
array(1) { ["section"]=> string(88) "pas-mesila-dodes-ben-blushi-publikon-te-tjera-prova-ja-si-u-vodhen-votat-ne-tirane-85647" }