Pas mjekut Koraqi, tre kryeinfermierë të Spitalit Infektiv pozitiv me koronavirus (36 NË TOTAL)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:32 31-03-2020 Pas mjekut Koraqi, tre kryeinfermierë të Spitalit Infektiv pozitiv me koronavirus (36 NË TOTAL) Infektivi

Rritet numri i personelit mjekësor të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Mësohet se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe tre kryeinfermierë tek Spitali Infektiv në QSUT. 

Raportohet se tre të infektuarit janë shtruar tek Spitali Infektiv, pasi kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

Kujtojmë se më herët u raportuar se edhe Andi Koraqi shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT është infektuar me koronavirus.

Kësisoj numri i mjekëve dhe infermierë të infektuar në vend nga 33 ka shkuar në 36.

Kujtojmë se ditë më parë u njoftua se të infektuar me Covid-19 janë edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.

Në total në vendin tonë janë raportuar 223 të infektuar dhe 12 viktima nga Covid-19, ku numrin më të lartë të të prekurve e mban Tirana.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084130764007568
array(1) { ["section"]=> string(99) "pas-mjekut-koraqi-tre-kryeinfermiere-te-spitalit-infektiv-pozitiv-me-koronavirus-36-ne-total-200760" }