Pas ndarjes së bujshme, çfarë po ndodh me Norën dhe Robertin? Shihen bashkë në...(VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 06:16 22-10-2019 Pas ndarjes së bujshme, çfarë po ndodh me Norën dhe Robertin? Shihen bashkë në...(VIDEO) Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Lajmi më i bujshëm i kësaj vere për shtypin rozë ishte sigurisht ndarja pas 13 vitesh e Robert Berishës dhe Nora Istrefit.

Ishte Robert Berisha i cili në muajin gusht njoftoi publikisht se ai dhe Nora nuk ishin më bashkë. Këngëtari argumentoi se mes tyre nuk kishte më dashuri, mirëpo do të ruanin marrëdhënie të mira për shkak të vajzës së tyre, Renee.

Dhe duket se në fakt kështu ka ndodhur. Dyshja janë filmuar së fundmi në aeroport. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga 'Prive', Nora bashkë me Erën dhe DJ Red, janë shoqëruar për në aeroport nga Roberti dhe nuk dihet ende destinacioni i fluturimit.

Ndërkohë, pak ditë më parë Nora reagoi për herë të parë për ndarjen nga Roberti dhe tha se nuk kishte çfarë të shtonte më.

“As edhe një gjë s’kam çfarë të shtoj. Vetëm i uroj gjithë të mirat”, ka thënë Nora.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007274866104126
array(1) { ["section"]=> string(89) "pas-ndarjes-se-bujshme-cfare-po-ndodh-me-noren-dhe-robertin-shihen-bashke-ne-video-182989" }