Pas ndryshimeve në qeveri, Rama arratiset në Kalanë e Krujës dhe gati sa nuk rrëzohet në rrugën me kalldrëm. Margaritit 'ia merr' frymën (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 15:28 15-09-2020 Pas ndryshimeve në qeveri, Rama arratiset në Kalanë e Krujës dhe gati sa nuk rrëzohet në rrugën me kalldrëm. Margaritit 'ia merr' frymën (VIDEO) Rama, Margariti

Kryeminsitri Edi Rama është larguar në Krujë pas lëvizjeve të fundit në politikë, ku jo më larg se dje u largua Besa Shahini për t’i lënë postin e ministres së Arsimit Evis Kushit.

Sot ka vizituar Kalanë e Krujës ku kanë nisur ndërhyrjet shpëtuese dhe restaurimet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe gjatë kësaj vizite ka qenë së bashku me ministren e Kulturës Elva Margariti.

Teksa kanë inspektuar ambientet e Kalasë, duke u ngjitur nëpër rrugët me kalldrëm, Margaritit gati sa s’i mbahej fryma, pasi në të njëjtën kohë që po ecnin ajo po i shpjegonte pa pushim Ramës planet e investimeve.

“Besoj se ka hapësirë për ti ndihmuar këto të zonave turistike. Agroturizmi po zhvillohet se skishim më parë. Edhe në pikat që kemi ndërhyrë po zhvillohen, se është e gjitha ekonomi.

Të organizojmë një plan të përbashkët me bashkinë, për të nxitur njerëzit. Të bëjmë gjithë sistemimin e njerëzve nëpër shtëpia. Kemi mundësinë t’u japin një shtysë tjetër. Shyqyr që po mbaron ujësjellësi. Do shkojmë atje.

Krahasuar me 5 -6 vjet më parë Kruja është qytet tjetër. I njëjti nga larg por kur vjen është qytet tjetër”, ka thënë Rama mes të tjerash.

Ndërkaq ndërsa po ecte kryeministri për një moment gati sa nuk rrëzohet pasi ia merr ana.

“Jo dorën jo dorën, distancën. Maskat brenda distancën jashtë dhe zotin me vete”, tha Rama në momentin që u përshëndet nga qytetari e teksa i fliste këtij të fundit, ia mori ana.

Momenti ku ia merr ana në minutën 8:44.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010815858840942
array(1) { ["section"]=> string(145) "pas-ndryshimeve-ne-qeveri-rama-arratiset-ne-kalane-e-krujes-dhe-gati-sa-nuk-rrezohet-ne-rrugen-me-kalldrem-margaritit-ia-merr-frymen-video-220471" }