Pas një fletë-arresti në Interpol nga Serbia, policia e Shqipërisë ndalon veteranin e UÇK-së (EMRI-APELI PËR TA LIRUAR)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:39 02-08-2020 Pas një fletë-arresti në Interpol nga Serbia, policia e Shqipërisë ndalon veteranin e UÇK-së (EMRI-APELI PËR TA LIRUAR) Ilustruese

Veterani i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati nga Lipjani, ditën e sotme është ndaluar nga policia e Shqipërisë.

Ndalimi i tij ka ardhur pasi Serbia e ka dërguar emrin e tij dhe të shumë ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Gucati përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se nga burimet që ka marrë, Serbia këto ditë ka formuluar një listë të re me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Më tej ai u ka bërë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera, ndërsa shtetit shqiptar i ka bërë thirrje ta lirojë sa me parë Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguara në Interpol nga Serbia.

“Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë pasi që shteti Serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjestarëve të UÇK-së në Interpol, nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjestarëve të UÇK-së, ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera, Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla”, shkruan ai.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011104106903076
array(1) { ["section"]=> string(123) "pas-nje-flete-arresti-ne-interpol-nga-serbia-policia-e-shqiperise-ndalon-veteranin-e-uck-se-emri-apeli-per-ta-liruar-215807" }