Pas një konflikti të çastit, tentoi të vriste me armë zjarri 27-vjeçarin, arrestohet i riu në Berat

Publikuar tek: aktualitet, më 12:50 29-11-2020 Pas një konflikti të çastit, tentoi të vriste me armë zjarri 27-vjeçarin, arrestohet i riu në Berat Foto ilustruese

Ka rënë në prangat e policisë një 28-vjeçar, i cili pas një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë një person.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen "Kushtrim", Berat, ku shetetasi H.Z., 28-vjeç tentoi të vrasë me armë zjarri pas një konflikti të çastit shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Njoftimi i plotë:

Tentoi të vriste me armë zjarri 27-vjeçarin, pas një konflikti të çastit, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen.

Policia arrestoi në flagrancë autorin e ngjarjes.

Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në një lokal në lagjen “Kushtrim”, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi H. Z., 28 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K. K., 27 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar lokalin ku po ndodhte ngjarja dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja e kryer me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja me armë zjarri në Elbasan, Gjykata jep vendimin për 'Vis Korçarin' dhe dy të tjerët
Doli për të gjuajtur me pushkë në det, por nuk u kthye më, ja kush është Silvi Prifti (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.012676954269409
array(1) { ["section"]=> string(104) "pas-nje-konflikti-te-castit-tentoi-te-vriste-me-arme-zjarri-27-vjecarin-arrestohet-i-riu-ne-berat-229525" }