Pas një lufte 5-vjeçare me sëmundjen, humb jetën në Kanada aktivistja dhe producentja shqiptare

Publikuar tek: foto-e-dites, më 12:17 31-01-2021 Pas një lufte 5-vjeçare me sëmundjen, humb jetën në Kanada aktivistja dhe producentja shqiptare

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe një lufte gati 5-vjeçare është ndarë nga jeta në Toronto të Kanadasë Voisava Lena, e cila për gati dy dekada ishte bashkëproducente së bashku me bashkëshortin e saj Ilir Lena e kanalit televiziv shqiptar në Kanada “Pasqyra Shqiptare”.

Lajmin e bëri të ditur në profilin e tij në Facebook bashkëshorti i saj Iliri, i cili në fillim thekson se “Për 18 vjet bashkëproducente e emisionit tonë, mbështetje e pakursyer dhe frymëzim për mua. Unë humba gruan dhe shoqen e jetës, por edhe komuniteti shqiptar humbi një shqiptare të mirë.”

Menjëherë pas publikimit të lajmit të kobshëm, aktivistë të komunitetit shqiptar, shkrimtarë, artistë e intelektualë të këtushëm e kujtojnë karakterin e saj fisnik si një njeri pozitiv për shoqërinë në përgjithësi, dhe për komunitetin shqiptar në veçanti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « NASA publikon foton e rrallë pas 35 viteve, shpërthimi i anijes “Challenger” u mori jetën 7 astronautëve
»
Article Logic
Execution time: 0.018041849136353
array(1) { ["section"]=> string(101) "pas-nje-lufte-5-vjecare-me-semundjen-humb-jeten-ne-kanada-aktivistja-dhe-producentja-shqiptare-237071" }