Pas një periudhe të vështirë shëndetësore, shkrimtari jep lajmin e mirë: Fillova ritualin e zakonshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 12:12 13-06-2019 Pas një periudhe të vështirë shëndetësore, shkrimtari jep lajmin e mirë: Fillova ritualin e zakonshëm

Shkrimtari i madh Bardhyl Londo ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore këto dy muajt e fundit.

Sot, Londo ka shkruar se për herë të parë pas dy muajsh filloi ritualin e zakonshëm duke u ulur në tavolinën e punës.

'Më 10 qershor u mbushën plot dy muaj që kur mjeku i pashoq dhe njeriu i mrekullueshëm Edmond Celiku së bashku me stafin e tij më të mirë bënë të gjitha përpjekjet për të më shkëputur nga nata e tmerrshme dhe e pështirë e tumoreve dhe polipeve. Por ky ekip i shkëlqyer do ta kishte veshtirë pa vemendjen dhe dëshirën tuaj për të me ndihmuar, pa përkujdesjet e të afërmve të mij që nuk më lanë vetëm asnjë sekondë, pa torturën e vajzave të mija që i gdhinin netët e gjata në spitale. Flm të gjithëve. Sot,për here të parë pas dy muajsh, fillova ritualin e zakonshëm, u ula në tavolinen e punës. Është bukur këtu mes jush megjithse e di që kryqin tim të kryqezimit e mbaj gjithmonë mbi supe', shkruan Londo.

Postimi i plotë:

Te dashur miq!

Me 10 qershor u mbushen plot dy muaj qe kur mjeku i pashoq dhe njeriu i mrekullueshem Edmond Celiku se bashku me stafin e tij me te mire bene te gjitha perpjekjet per te me shkeputur nga nata e tmerrshme dhe e peshtire e tumoreve dhe polipeve. Por ky ekip i shkelqyer do ta kishte veshtire pa vemendjen dhe deshiren tuaj per te me ndihmuar,pa perkujdesjet e te afermve te mij qe nuk me lane vetem asnje sekonde,pa torturen e vajzave te mija qe i gdhinin netet e gjata ne spitale. Flm.te gjitheve.

Sot,per here te pare pas dy muajsh, fillova ritualin e zakonshem,u ula ne tavolinen e punes. Eshte bukur ketu mes jush megjithse e di qe kryqin tim te kryqezimit e mbaj gjithmone mbi supe.

KRYQI

Une linda ne nje date me Krishtin.

Shtrati i varfer nuk ndryshonte shume nga grazhdi i Betlehemit.

Nuk e mbaj mend a ishte ngrohte apo frynte juga,

Nuk me kujtohet ne ishte mengjez i vrenjtur apo i kthjellet kristal.

Vetem di se nuk ma vune emrin Krist,

Por me pagezuan me nje emer pagan.

Gjate jetes time u enda shume,

Jo shkretetirave,por shkrepave ballkanike.

Nuk e di cili ishte Juda nga njerezit qe takova,

Cili ishte Pjetri qe me mohoi tri here,

Nuk e mbaj mend cila ishte Maria Magdalena nga grate qe takova,

Cili ishte Pjetri qe me mohoi tri here.

As ia kam idene fare

Shkrepave ballkanike nga u rropata

Ne me priten krahehapur

Apo me zune me gure

Duke u tallur me mua.

Piva vere dhe hengra buke,

Por me teper dhashe vere nga gjaku im

Dhe buke nga mishi i trupit tim.

E,megjithate,kurre nuk e kuptova:

edhe pse nuk ma vune emrin Krist,

Perse ma ngarkuan nje kryq te rende mbi shpine

Qe s'me eshte ndare asnje minute

Nga djepi i varfer deri tek varri i trishte,

Nje kryq qe me kujton cdo cast te jetes

Se guret jane gati te hidhen mbi mua,

Se Juda pret me padurim te me tradhtoje

Dhe Pjetrin nuk ze gjumi deri sa te kendoje kendezi

Dhe te me mohoje tri here.

Kur linda s'ma vune emrin Krist...

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026222944259644
array(1) { ["section"]=> string(106) "pas-nje-periudhe-te-veshtire-shendetesore-shkrimtari-jep-lajmin-e-mire-fillova-ritualin-e-zakonshem-168059" }