Pas një viti në hapësirë, astronauti Scott Kelly u kthye 5 centimetra më i gjatë

Publikuar tek: bota, më 21:11 03-03-2016 Pas një viti në hapësirë, astronauti Scott Kelly u kthye 5 centimetra më i gjatë

Astronauti amerikan i Nasa, Scott Kelly, është njeriu që ka qëndruar më gjatë në hapësirë. Për gati 1 vit, plot 340 ditë Scott Kelly i ka kaluar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor duke i dhënë mundësinë shkencëtarëve të studiojnë më mirë ndikimi që ka qëndrimi për një kohë të gjatë në hapësirë te trupi i njeriut.

Pasi është kthyer në Tokë dy ditë më parë, pas matjeve të peshës dhe gjatësisë, ai ka rezultuar 5 centimetra ëm i gjatë. Ndërsa edhe pse është konfirmuar se qëndrimi për një kohë të gjatë në hapësirë ndikon në problemet me sytë, shkencëtarët e kanë ende të paqartë çfarë ndikon në reduktimin e shikimit.

Ajo që shkencëtarët janë më të fokusuar është ndikimi që ka rezatimi në trupin e astronautëve. Jashtë atmosferës së Tokës, gjendet një shtresë me rezatim të lartë e megjithëse anijet kozmike janë dizajnuar ta mbajnë atë jashtë, disa grimca sërish mund të depërtojnë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po afrohen javët vendimtare për Merkelin
Presidenti i Zimbabvesë: Do shtetëzohen të gjitha minierat e diamantit, vendi nuk ka përfituar »
Article Logic
Execution time: 0.0095078945159912
array(1) { ["section"]=> string(85) "pas-nje-viti-ne-hapesire-astronauti-scott-kelly-u-kthye-5-centimetra-me-i-gjate-34153" }