Pas ofendoi Obamën, presidenti i Filipineve kërkon largimin e trupave amerikane: Ikni që të mos ketë përplasje

Publikuar tek: bota, më 21:13 12-09-2016 Pas ofendoi Obamën, presidenti i Filipineve kërkon largimin e trupave amerikane: Ikni që të mos ketë përplasje

Pasi e quajti presidentin Barack Obama “bir bushtre”, presidenti filipinas, Rodrigo Duterte deklaroi sot se qindra trupa amerikane që po trajnojnë ushtarët vednas për luftën kundër terrorizmit në jug të vendit duhet të largohen.

“Prania e trupave amerikane në Mindanao vetëm sa e rëndon situatën në rajonin e përfshirë nga konflikti”, deklaroi Duterte.

“Këto forca speciale duhet të ikin. Nuk dua asnjë përplasje me Amerikën, por ato duhet të ikin. Situata vetëm sa do të përkeqësohej”, tha presidenti në një fjalim në Manila.

Më shumë se 1 000 trupa amerikane janë dislokuar në Mindanao për të trajnuar ushtarët filipinas kundër terrorizmit.

Ernesto Abella, zëdhënës i presidentit Duterte theksoi se deklaratat e shefit të shtetit ”reflektonin drejtimin e ri ndaj… një politike të jashtme të pavarur”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-kryeministri David Cameron tërhiqet nga politika përfundimisht, zbuloni arsyen
T'i shpallësh luftë Ndraghetas »
Article Logic
Execution time: 0.013405084609985
array(1) { ["section"]=> string(114) "pas-ofendoi-obamen-presidenti-i-filipineve-kerkon-largimin-e-trupave-amerikane-ikni-qe-te-mos-kete-perplasje-52705" }