Pas operacionit në zemër te Hygeia, Janullatos në gjendje të mirë shëndetësore, rikthehet në Kryepiskopatë (FALENDERIMET PËR MJEKËT)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:57 03-07-2020 Pas operacionit në zemër te Hygeia, Janullatos në gjendje të mirë shëndetësore, rikthehet në Kryepiskopatë (FALENDERIMET PËR MJEKËT) Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos pasi i është nënshtruar një operacioni në zemër, të realizuar me sukses nga ekipi i mjekëve kardiologë invazivë të Spitalit Hygeia, ka lënë më në fund Spitalin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Spitali Hygeia, teksa ka shpërndarë njoftimin e kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, shkruan se Janullatos pas operacionit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas Janullatos, pas një ndërhyrje në zemër realizuar me sukses nga ekipi i mjekëve kardiologë invazivë të Spitalit Hygeia, ka lënë më në fund Spitalin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”, shkruan spitali Hygeia.

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë përmes një njoftimi në rrjete sociale, thotë se pas normalizimit të shëndetit të tij, Janullatos u kthye në Kryepiskopatë, mesditën së mërkurës,më 1 korrik 2020.

“Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas ndërhyrjes së suksesshme angioplastike për vendosjen e dy stendave në Spitalin HYGEIA të Tiranës, ditën e premte, më 26 qershor 2020, dhe pas normalizimit të shëndetit të tij, u kthyenë Kryepiskopatë, mesditën së mërkurës,më 1 korrik 2020. Fortlumturia e Tij, duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë, shpreh nga thellësia e zemrës falënderimet më të ngrohta për mjekët qëu kujdesën: kardiologun z. M. LlambroM.D, për ndërhyrjen e tij të shkëlqyer, mjekun anesteziolog z. B. Arabi M.D, profesorin e Patologjisë, z. A. Pilaca M.D., personelin e zgjedhur të infermierëve dhe,veçanërisht, për Drejtorin e Përgjithshëm tëHYGEIA – s, z. L. Solis M.D”, shkruan kisha Orthodokse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080649852752686
array(1) { ["section"]=> string(135) "pas-operacionit-ne-zemer-te-hygeia-janullatos-ne-gjendje-te-mire-shendetesore-rikthehet-ne-kryepiskopate-falenderimet-per-mjeket-212691" }